Flash News

KRYESORE

Basha: Kemi një kryeprokuror pa veting, të zgjedhur me më pak se gjysmën e votave të Kuvendit

Basha: Kemi një kryeprokuror pa veting, të zgjedhur me më pak se

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur rreth mënyrës së zgjedhjes së Kryeprokurores së re.

I ftuar në emisionin ‘Top Story’ kreu i PD-së tha se, sot kemi një Kryeprokuror pa vetting, sot kemi një Kryeprokuror për herë të parë me më pak se gjymën e votave të Kuvendit.

“Qëllimi i reformës në drejtësi është një drejtësi e pakapur politikisht. Qëllimi i reformës në drejtësi është kontrolli i integritetit dhe profesionalitetit të figurës së gjyqtarit dhe prokurorit.

Ku jemi sot?! Sot kemi një Kryeprokuror pa veting, sot kemi një Kryeprokuror për herë të parë me më pak se gjymën e votave të Kuvendit, pra, kapur politikisht nga një parti. Nga një parti e cila nuk është në nisje të mandatit të saj, por është në mes të një mandati të njollosur nga aferat më të mëdha kriminale dhe korruptive”, deklaroi Basha.

 

 

Të fundit