Flash News

KRYESORE

Basha kërkesë urgjente Ramës: Ndalo gjuhën e rrezikshme, po i bën gazetarët shënjestër të krimit

Basha kërkesë urgjente Ramës: Ndalo gjuhën e rrezikshme, po

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të ndalë në mënyrë urgjente gjuhën e rrezikshme që përdor kundër gazetarëve pasi në këtë mënyrë është duke inkurajuar krimin. Basha thekson se fjalori i Ramës kundër gazetarëve, i bën këta të fundit shënjestër të krimit, ndërsa risjellë në vëmendje vrasjen e gazetares në Maltë, e cila po hetonte kryeministrin e atij vendi.

Ditën e djeshme ishte gazetari malazez, Zeljko Ivanovic, ai që akuzoi Ramën për fjalime të ngjashme me ato që prodhojnë vrasjet e gazetarëve.

Reagimi:

Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal. Me fjalime të tilla, ai është duke nxitur për ditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve. Gazetarët janë ndër njerëzit më të rrezikuar në botë, shënjestër e shpeshtë e krimit dhe e politikanëve të korruptuar. Vetëm pak ditë më parë në Maltë u vra në mënyrë barbare një gazetare që hetonte kryeministrin.

Klima që krijon Edi Rama inkurajon pikërisht kriminelët që të sulmojnë gazetarët që raportojnë dhe hetojnë krimin dhe korrupsionin. Njeriu që ka thurur vetëm lavde dhe përkëdheli për Elvis Roshin, Saimir Tahirin dhe kriminelët e tjerë më të cilët rrethohet, duhet të ndalë menjëherë gjuhën e tij të rrezikshme.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, intelektualëve, gazetarëve dhe politikanëve ta denoncojnë dhe të mos heshtin përballë kësaj sjellje kriminale të kryeministrit. U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të huaj që të dënojnë këtë gjuhë urrejtje dhe të dhunshme të kryeministrit.

Të fundit