Flash News

KRYESORE

Basha kërkon marrjen të pandehur të ministres së Shëndetësisë: Ka kryer krim të dyfishtë; qytetarët të dalin në protestë, opozitën e kanë në krah

Basha kërkon marrjen të pandehur të ministres së

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ngritur në Kuvend shqetësimin për nxjerrjen jashtë ndihmës ekonomike të shumë familjeve në nevojë. Basha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka lënë pa bukën e gojës mbi 20 familje shqiptare.

Kryeopozitari akuzoi gjithashtu ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, se ka kryer dy vepra penale me sistemin e ri të pikëzimit për përcaktimin e një familje në nevojë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Përballë kemi një mazhorancë të falimentuar që ka vetëm një avaz, sulmin ndaj opozitës. As një fjalë nuk thanë për familjet shqiptare të cilave u është hequr buka e gojës. Është e njëjta kategori, ku zuzarët shkojnë dhe i blejnë me thesin e miellit dhe 50 mijë lekshin e Saimir Tahirit, e mënjeherë pas zgjedhjeve i braktisin dhe u heqin bukën, duke u lënë në rrugë, ose të largohen nga vendi ose të pranojë 50 mijë lekshin.

Ndihma ekonomike është një detyrim i shtetit për të gjitha familjet që nuk kanë të ardhura. Kanë shpikur një sistem pikëzimi, të cilin refuzojnë ta bëjnë transparent. Ministrja është në shkelje të detyrës. Tregoi se po të kesh sobë me drru nuk ke të drejtë të marrësh ndihmë ekonomike nëse nuk ke punë dhe nëse nuk ke të ardhura. Nuk ka bërë publike as sistemin e pikëzimit.

Pra, është një krim i dyfishtë. Është një krim ndaj këtyre familje dhe një vepër penale për shpërdorim detyre. Nëse do të kishim një prokurori të pavarur do e kishte marrë menjëherë të pandehur marionetën e Edi Ramës.

Vini këtu të krekosur nga milionat që keni vjedhur dhe e mohoni këtë realitet. Organizata e Ushqimit publikoi shifrën prej 290 mijë shqiptarësh që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ky raport nuk duhet të linte të flinte gjumë një kryeministër legjitim. Por çfarë bëri Edi Rama? U shtoi këtyre 290 mijë shqiptarëve edhe 20 mijë familje.

Familjet nuk kanë asnjë të ardhur sepse regjimi korruptiv i Edi Ramës mbyll mijëra biznese dhe mijëra vende pune. Ky është përgjegjësi për mjerimin.

Këta i kanë lekët. Dje ua tha “TI” duke e zbritur vendin. Negociatat edhe Europa janë në rrezik nga korrupsioni qeveritar.

I bëj thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestave, opozitën e kanë në krah, ne jemi shumica, të marrim në dorë fatin tonë.

Të fundit