Flash News

KRYESORE

Basha kërkon ndjesë për fjalorin në Parlament: Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit

Basha kërkon ndjesë për fjalorin në Parlament: Mbi

Kryedemokrati Lulzim Basha reagoi me një fjalor të pa papërshtatshëm ndaj Taulant Ballës, i cili deklaroi në foltore se kompania ‘Victoria Invest’ është kumbara e vajzës së kryetarit të opozitës, si dhe pronarja e makinës që ai përdor.

Kjo deklaratë e Ballës shkaktoi irritim te Basha i cili mori menjëherë fjalën në Parlament duke i thënë, Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bërë këtu, instikti i parë ishte të të fusja një grusht. Por u ndala nga dy gjëra. E para,që të prekësh mutin bëhesh vetë pis”.

Për fjalorin jo të hijshëm, Basha ka kërkuar ndjesë publikisht nëpërmjet një reagimi në Twitter, teksa shkruan se mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit.

“Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshem sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit.Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes”, shkruan kryedemokrati.

Të fundit