Flash News

KRYESORE

Basha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të ndjekim shembullin e Maqedonisë së Veriut

Basha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të ndjekim shembullin e

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar zgjedhje të parakohshme pas refuzimit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me BE.

Në një deklaratë në selinë blu, Basha fajëson qeverinë e drejtuar nga Edi Rama dhe kërkon që të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, për largimin e kryeministrit si përgjegjësin e vetëm për refuzimin e radhës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me BE dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Situata e rende ekonomike, mungesa e mundesive qe vjen prej kapjes se institucioneve dhe pabarazise para ligjit,  ka detyruar shqiptaret te largohen si azilkerkues. Krimi dhe korrupsioni jane shqetesim per vendet e Bashkimit Europian. Ndëshkimi i blerjes së e votes, funksionimi i gjykatave te larta te vendit, venia para drejtesise e te inkriminuarve dhe korruptuarve ne nivele te larta jane kerkesat e panegociueshme per hapjen e negociatave. Këto nuk janë probleme të Bashkimit Europian sic deklaron propaganda e drejtuar nga kryeministri aktual. Janë probleme të qeverisjes së tij.

Krejt e ndryshme paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut. Asnje kusht per kete vend dhe nje mbështetje gati unanime per hapjen e negociatave.  Megjithatë kryeministri Zaev paraqiti dorëheqjen, i riktheu mandatin qytetarëve dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjeter qeveria jonë e cila është refuzuar nga vendet europiane, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin, në dëm të popullit shqiptar. Ne kemi vetem nje rruge drejt së ardhmes dhe kjo eshte rruga europiane.

Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është I Edi ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qene me i forte se kurre nga Gjermania qe i tha Po Shqiperise dhe JO qeverise permes 9 kushteve qe duhen permbushur. Ne Europe shkohet duke ndertuar fillimisht standartet europiane ne vendin tend.

Ështe koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t'ia kthejë mandatin popullit shqiptar.

Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur. Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha, i cili kohët e fundit u kritikua në media pse Basha nuk kërkon zgjedhje të parakohshme pas vendimit për Shqipërinë në Këshillin Evropian.

Të fundit