Flash News

KRYESORE

Basha kërkon zgjedhje të parakohshme: T’i rikthejmë Kuvendin shqiptarëve

Basha kërkon zgjedhje të parakohshme: T’i rikthejmë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare si e vetmja mënyrë për t’i kthyer shqiptarëve Kuvendin, që sot, sipas tij, është kthyer në fole të krimit. Nga protesta përpara Kryeministrisë, Basha tha: “Do të vazhdojmë drejt vendit që duhet të jetë dhe do të jetë tempulli i demokracisë, por sot është fole e krimit. Drejt Kuvendit me mesazhin tonë të qartë dhe të prerë se nuk e njohim Kuvendin e krimit. Zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme, do të t’i kthejnë shqiptarëve Kuvendin e qytetarëve.”

Kreu i PD-së theksoi se Shqipëria do të çlirohet nga zgjedhjet false dhe çdo qytetar do të ketë mundësi të votojë pa frikën e krimit.

“Edi Rama dhe klika e tij duhet ta dijë fare mirë se ne në këtë shesh dhe qindra mijë shqiptarë jemi garancia e vetme që luftojmë për vlerat e Evropës, luftojmë për Perëndimin. E sotmja është një marshim proteste kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Rama ik.

Kundër zgjedhjeve false, të blera e të diktuara nga krimi. Nuk do të ketë zgjedhje false në Shqipëri. Shqipëria do të çlirohet nga zgjedhjet false. Do t’i japim mundësi çdo shqiptari të votojë pa frikën e krimit, pa frikën e oligarkëve në pushtet, pa përdhunuesin serial të zgjedhjeve në pushtet.

E sotmja nisi me të tjera dhunime. Masivisht banditë me uniformë shoqëruan qindra protestues në Tiranë, Shkodër e anembanë Shqipërisë. Policia e dhunuar nga krimi nuk bën detyrën e saj. Ajo hesht kur kriminelë me uniformë dhunojnë qytetarët.

Ja ku e kemi garancinë, marshimin më historik të protestës. Do të jemi të gjithë bashkë në këtë marshim të shpresës, marshimin e lirisë, marshimin e demokracisë, marshimin tonë kundër dhunës qeveritare, kundër krimit në pushtet dhe qeverisë së bërë njësh me krimin”, u shpreh Basha.

Të fundit