Flash News

KRYESORE

Basha komenton debatin e Ramës me pedagogët: U fshihet atyre që i kërkuan ballafaqim; universitetet i sheh si firma ndërtimi

Basha komenton debatin e Ramës me pedagogët: U fshihet atyre që i

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka konsideruar pamje të trishtë diskutimin e kryeministrit Edi Rama me disa pedagogë të Universitetit të Tiranës, të cilët dukeshin si nxënësit e tij dhe prisnin që të merrnin leje për të folur.

Sipas Bashës, kjo situatë tregon se pavarësia e universitetit publik është rreme dhe gjithçka përcaktohet nga Ministria e Arsimit. Ai akuzon Ramën se i sheh universitetet si firma ndërtimi dhe nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk janë mall si çdo mall tjetër.

Kreu i demokratëve propozon autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative për universitetet si e vetmja zgjidhje për arsimin e lartë.

Reagimi:

Nuk ka pamje më të trishtë se një kryeministër i ulur në krye të vendit duke ju dhënë leksion profesorëve të ulur si nxënës në auditor, duke i marrë në pyetje e duke ju dhënë edhe lejen të flasin apo jo.

Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” fallso të universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri.

Pedagogëve që kërkuan ballafaqimin, ju është fshehur dhe i sulmon e ju hakërrehet nga frëngjia e bunkerit ku ka futur përdhunshëm shumë nga të emëruarit e tij.

Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë. Një kryeministër injorant që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi është në krye të një qeverie që mbjell injorancë.

Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve.

Të fundit