All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Basha komenton nga Dibra rikonstruksionin e sheshit ‘Skënderbej’: Kanë bërë një kodër me pllaka, kushtoi sa buxheti juaj në 5 vite

Basha komenton nga Dibra rikonstruksionin e sheshit
All - Paragraf - 1

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar nga Dibra rikonstruksionin e sheshit ‘Skënderbej’ në Tiranë, duke e konsideruar si një kodër me pllaka. Basha u shpreh se ky rikonstruksion ka kushtuar sa buxheti i Dibrës në pesë vite, në një kohë kur ky qark udhëheq për emigracionin.

All - Paragraf - 3

Kryedemokrati foli edhe për kandidimin e Ilir Beqajt në Dibër, të cilin e quajti ‘hajdut me çizme’ që do të dalë shumë shpejt përpara drejtësië.

“Dibra udhëheq bashkë me Kukësin emigracionin në Shqipëri. Këtu e solli Edi Rama Dibrën. Premtoi rrugën e ‘Arbrit’, por asnjë lopatë nuk ka hedhur. Edhe ato segmente që kanë qenë janë shkatërruar.

Erdhi për fushatë lokale dhe prap e premtoi rrugën e Arbrit. Ju e dini, se mos është gënjeshtra e parë.

Ka bërë një kodër me pllaka në Tiranë. Po sa ka kushtuar? Sa 5 vjet buxheti i Dibrës, sa për të ndërtuar pesë shkolla në Tiranë. Harxhoi për pllaka dhe pemë në një vend ku njerëzit ikin nga varfëria.

Vjen përpara jush dhe ju kërkon votën me kampionin e korrupsioni, me hajdutin me çizme, me Ilir Beqajn, i cili do të dalë shumë shpejt përpara drejtësisë”, tha Basha.

Të fundit