Flash News

KRYESORE

Basha: Kosova me ushtrinë e vet do jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Basha thotë se Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

“Përshëndes votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e anëtarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, shkruan Basha.

Të fundit