Flash News

KRYESORE

Basha: Krim dhe barbari në Shkozë. Të shqyrtohet rikthimi te projekti fillestar i rehabilitimit të Lanës

Basha: Krim dhe barbari në Shkozë. Të shqyrtohet rikthimi te

Vjen edhe reagimi i kryetarit të opozitës, z. Lulzim Basha, për aksionin e paprecedentë të policisë, sot në mëngjes, në  Shkozë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Basha ka dënuar sulmin dhe aksionin për prishjen e banesave të qytetarëve, duke e cilësuar atë një “krim çnjerëzor”. Ja postimi i sotëm i Bashës në rrjetin social:

“Krim dhe barbari ne Shkoze! 153 familje nxirren me force nga shtepite e tyre, ne mes te kater rrugeve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronesim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues!

Duke denuar me ashpersi kete krim çnjerezor, ju bej thirrje forcave te rendit te ndalin menjehere keqtrajtimin e bashkeqytetareve te tyre qe po mbrojne strehen familjare. Te ndale prishja e shtepive pa siguruar asnje perspektive strehimi per 153 familje. Te shqyrtohet rikthimi te projekti fillestar i rehabilitimit te Lanes, i cili parashikonte prishje minimale perkunder shpronesimit me vlere tregu. Ndal barbarise, dhe verberise ndaj fateve te njerezve!"

Të fundit