Flash News

KRYESORE

Basha kritika Edmond Panaritit: Ministri braktisi fermerët; PD do subvencionojë bujqësinë me 100 mln euro në vit

Basha kritika Edmond Panaritit: Ministri braktisi fermerët; PD do

Kryetari i Partisë Demoratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Bashkinë Maliq ku ka zgjedhur të bashkëbisedojë me fermerët për problemet që kanë. Qytetarët në bashkëbisedim me kryetarin e PD-së, kërkuan të shikohet kontributi për pensionet e fermerëve, pasi sipas tyre janë të papërballueshme, madje sipas tyre , kërkuan që këto problem t’ía bëjë me dije presidentit të SHBA-së Trump në takimin e afërt që do të zhvillojë.

Në fjalën e tij, Basha iu përgjigj qytetarëve duke u shprehur se reforma e pensioneve është e dështuar dhe në këtë reformë e re do të korrigjojmë duke filluar nga mosha e pensioneve, dhe masa e papërballueshme e kontributit për fermerët.

Basha tha se, kam ardhur shpesh këto vite dhe kam dëgjuar problemet tuaja që ju kanë pllakosur gjatë qeverisjes, Rama-Meta. “Ju keni patur një minstër Bujqësie që ju ka braktisur. Ju thoni se kosto e prodhimit është më e madhe se sa prodhimi. Të gjitha këto mund të ishin ndryshe, pasi mund të ishin subvencionuar fermerët, mund të ishte ndalur importet e prodhimeve bujqësore. Trau i doganës është hapur për të gjitha problemet bujqësore të vendeve të tjera”.

Basha në një ekspoze ekonomike pohoi se, fuqia blerëse ka rënë, pensionet janë rritur më pak se inflacioni, ndihma ekonomie është qesharake, qindra të tjerë janë hequr nga lista ekonomike, janë hequr kempet për invalitët, ekonomia ka ardhur në këtë pikë se qeveria ka rritur taksat, ka rritur taksën e naftës  dhe ekonomia është në kolaps sepse korrupsioni bënë kërrdinë.

Në fund, Basha premtoi subvencionimin e bujqësisë në 100 milionë euro në vit, zerimin e plehrave kimike të cilët ndikojnë në uljen e kostës së prodhimit dhe uljen e TVSH, që ekonomia të fuqizohet.

Bashës i del ‘sekreti’ në Maliq, do takohet me presidentin Donald Trump

Të fundit