Flash News

KRYESORE

Basha kritika Koçijançit: Mos dëmto besueshmërinë e BE-së; integrimi nuk vjen me qeveri të kapur nga krimi

Basha kritika Koçijançit: Mos dëmto besueshmërinë e

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka kritikuar qëndrimin e mbajtur dje nga Maja Koçijançit, zëdhënëse e Federica Mogherinit, përfaqësuesja e BE-së për Politikën e Jashtme. Koçijançiç u shpreh kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet, si një masë që do të pengojë procesin integrues, por Basha renditi sot të gjitha shkaqet që po e pengojnë Shqipërinë në rrugën e anëtarëismit në BE.

“Pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë është Qeveria e lidhur me bandat. Është qeveria e kapur duke vjedhur zgjedhjet, siç demonstron dosja 339, të publikuara nga Zëri i Amerikës. Pengesa kryesore është korrupsioni me afera të tmerrshme si dosja ‘DH Albania’, dhjetëra koncesione, kapja e shtetit nga oligarkët. Integrimin evropian e pengon shkatërrimi total i administratës publike. Integrimin evropian e pengon kapja e pushteteve nga një autokrat i krimit”, u shpreh kreu i PD-së.

Sipas Bashës, kushdo pretendon të kundërtën për problemet që kanë lënë mbrapa Shqipërinë, dëmton besueshmërinë e institucionit që përfaqëson.

“Kush pretendon të kundërtën ose nuk e njeh gjendjen ose bën sikur nuk e njeh gjendjen, në të dyja rastet dëmton thellë kredibilitetin e cilitdo institucion që përfaqëson përpara shqiptarëve. Ne duam të përshpejtojmë procesin e integrimit të vendit. Besueshmëria e tyre që flasin në emër të BE-së është shumë e rëndësishme”, theksoi ai.

Basha tregon prioritetet e qeverisë tranzitore: Nis me Ramën dhe arrestimin e tre politikanëve

Të fundit