Flash News

KRYESORE

Basha kritika qeverisë: Kanë dalë në pah mangësitë shtetërore, njerëzit nuk po trajtohen njëlloj

Basha kritika qeverisë: Kanë dalë në pah mangësitë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi banorët në Fushë Mamurras, të cilët kanë 13 ditë që po qëndrojnë në tenda, ndërsa banesat e tyre janë shkatërruar si pasojë e tërmetit. Në bisedën me kreun e opozitës, ata kërkuan që të ketë një vlerësim korrekt të dëmeve të shtëpive dhe strehim të sigurt, ndërsa janë ankuar për një trajtim jo të mirë nga Bashkia e Kurbinit.

Kryetari Basha u shpreh se sot më shumë se kurrë kanë dalë në pah mangësitë institucionale dhe shtetërore, me korrupsionin dhe ndihmën selektive që u kanë bërë familjeve të goditura nga tërmeti.

“Në shtëpitë ku jam futur këto dy javë kam parë që para se t’i godiste tërmeti i 26 nëntorit, i kishte goditur tërmeti i varfërisë. Për fat të keq, mangësitë institucionale dhe shtetërore kanë dalë në pah më shumë se kurrë bashkë me korrupsionin dhe bashkë me atë që njerëzit po e dallojnë se po i ndajnë në të nënës dhe të njerkës. Në këtë kohë, kontributi vullnetar i të rinjve ka bërë një diferencë të jashtëzakonshme të përnatshme, të përditshme me nevojat bazike që nga fëmijët 4-5 muajsh e deri tek të moshuarit 80 apo 90 vjeç”- tha ai, ndërsa kërkoi reagim nga autoritetet.

[video width="854" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/12/WhatsApp-Video-2019-12-08-at-18.20.25.mp4"][/video]

Të fundit