Flash News

KRYESORE

Basha kritika të hapura Donald Lu-së: Kërkesa e paimagjinueshme, thikë ndaj reformës në drejtësi

Basha kritika të hapura Donald Lu-së: Kërkesa e paimagjinueshme,

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur sot nga gazetarët për deklaratat e ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili ka kërkuar të votohet për një prokuror të përgjithshëm të përkohshëm, pa kaluar vetting-un.

Ndonëse fillimisht tha se nuk komenton deklaratat e Ambasadave të huaja, Basha u rikthye te kritika e hapur ndaj ambasadorit Lu. Thikë në shpinën e reformës në drejtësi e konsideroi Basha kërkesën ndaj Kuvendit të Shqipërisë për të shkelur Kushtetutën, duke votuar një kryeprokuror pa kaluar në procesin e vetting-ut.

“Nuk kam komentuar dhe nuk komentoj asnjëherë ambasadorët e huaj. Personalisht nuk mund ta imagjinoj që dikush nga trupi diplomatik, kushdoqoftë, t’I kërkojë Kuvendit të shkelë Kushtetutën apo t’i kërkojë Kuvendit që të mos bëhet vettingu i Prokurorit të Përgjithshëm, sepse kjo do të ishte jo vetëm pa sens, por do të ishte një thikë në shpinë të reformës në drejtësi, për të cilën kanë kontribuar në veçanti, të gjithë përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar”, tha Basha.

Kryeopozitar ritheksoi se zgjidhja për këtë çështje mund të vij vetëm nëpërmjet respektimit të Kushtetutës dhe jo pazareve politike.

Kryeprokurori i ri, Basha: Po dhunohet kushtetuta! Jemi larg dy qëllimeve të reformës në drejtësi

Të fundit