Flash News

KRYESORE

Basha kritika televizioneve: S’ju kam parë të merrni në studio banorët që po ju shemben banesat

Basha kritika televizioneve: S’ju kam parë të merrni në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Real Story’ ka folur sërish sa i takon projektit të Unazës së Madhe e cila parashikon të shemb disa banese në zonën e ‘Astirit’.

Basha përsëriti sërish akuzat për tenderat fiktiv dhe se projekti është bërë në shkelje të ligjit. Kreu i demokratëve, ka shprehur kritika edhe për televizionet që sipas tij nuk kanë ftuar në studiot e tyre banorët që po ju shembe banesat dhe t’i ballafaqojë me qeveritarët.

“Ka më shumë se një javë protesta dhe s’kam parë një studio televizive të marr banorët dhe qeveritarët dhe t’i ballafaqojë, ose ti marrë veç e veç.

Çfarë i pengojnë të hetojnë këto që thotë opozita”, tha Basha.

Të fundit