Flash News

KRYESORE

Basha kritikon paktin e Ramës për universitetin: Është mashtrim i plotë; qeveria nuk ka përmbushur asnjë prej kërkesave të studentëve

Basha kritikon paktin e Ramës për universitetin: Është

Kryeopozitari Lulzim Basha e ka konsideruar mashtrim të plotë të ashtuquajturin ‘Pakt për Universitetin’, i propozuar nga kryeministri Edi Rama. Në konferencën nga selia blu, Basha tha se Rama nuk ka plotësuar asnjë prej kërkesave të studentëve, ndërkohë që përsërit të njëjtat deklarata.

Para pak minutash mbaroi viti qeveritar, ashtu siç filloi, me mashtrime. Nga goja e tij (Edi Ramës) kanë dalë gënjeshtra dhe mufka që vërtetojnë se ai nuk ka asnjë plan për plotësimin e kërkesave të studentëve. Çikërimet me të cilat doli sot janë përsëritje e atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve. Paketa është mashtrim i plotë, për më shumë është çoroditje që ka kapur Edi Ramën”, tha Basha.

Kreu i PD-së kërkoi anulimin e ligjit të arsimit të lartë si rrugëdalje për krizën ku ndodhet universiteti.

Të fundit