Flash News

KRYESORE

Basha kritikon për herë të parë Donald Lu: E hape gojën për krimin vetëm pas zgjedhjeve

Basha kritikon për herë të parë Donald Lu: E hape gojën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kritikuar për herë të parë me emër, ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, për heshtjen që ka treguar për rrezikun e ndikimit të krimit në zgjedhjet e 25 qershorit. 

Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se ka vërejtje ndaj Donald Lu-së pasi e hapi gojën vetëm pas zgjedhjeve.

"Nëse kam një vërejtje për amnasadorin Donald Lu është se e hapi gojën pas zgjedhjeve, por më mirë vonë se kurrë", u shpreh Basha.

Kryeopozitari përmendi edhe raportet e Departamentit Amerikan që sipas tij e lidhin Ramën me pastrimin e parave dhe krimin në Shqipëri.

Të fundit