Flash News

KRYESORE

Basha-Kryemadhi flasin pas takimit në selinë blu: Si do të vijojë aksioni opozitar

Basha-Kryemadhi flasin pas takimit në selinë blu: Si do të

Ka përfunduar takimi në selinë blu, mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Pas takimit, ata deklaruan për mediat se në fokus te diksutimit ka qenë aksioni opozitar, që për Kryemadhin do të vijojë për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve.

“Për LSI aksioni opozitar është i rëndësishëm. Kjo ka të bëjë edhe me 15-vjetorin e LSI. Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarë, që janë margjinalizuar. Zgjedhjet treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan më Ramën. E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë. Mjafton të shikoni bidonat e ujit që mbajnë radhë me orë të tëra, është protestë. Urrejtja dhe mallkimet që bëjnë çdo ditë shqiptarët kur hapin çezmën dhe nuk del një pikë ujë është protestë. Kjo është vetëm fillimi, mos harroni se që 2 vjet më parë çdo familje shqiptare paguan mbi 100 mijë lek më tepër ujë seç harxhon”, tha Kryemadhi.

Teksa u pyet nga gazetarët për parlamentin, Kryemadhi u shpreh se: “Për kë parlament po flisni? Për këtë parlament të dështuar?!”.

Nga ana tjetër, kreu i PD, Lulzim Basha u ndal te dekretet e presidentit që u rrëzuan dje në Komisionin e Ekonomisë, për t’u rivotuar sërish në Kuvend.

Basha e ka cilësuar një aferë korruptive këtë akt dhe se sipas tij kryeministri Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe grabitja.

“Skandali që ka plasur me dy koncesionet e hajdute Milot-Balldren dhe Vlorë- Orikum kërkojnë vëmendjen edhe nga ju si gazetarë, bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive. Kërkojnë që shqiptarët të paguajnë nje çmim 5 herë më shumë, të vjedhin mbi 200 mln euro nga taksapaguesit shqiptarë. Ka një analizë të plotë të dëmit që i sjell buxhetit të shtetit.

Pas analizës u përshpejtua procedura e rrëzimit të dekreteve të presidentit dhe futja koncesioneve për ti rimiratuar, në landfillin e republikës.

Ky nuk heq dorë nga grabitja dhe vjedhja, nuk ofron asgjë veçse të vjedhë.

E dyta është se kjo ndërtesë që ndodhet pas selisë tonë, është kthyer në notere të hajdutërisë, vjedhje me ligj.

Me Ramën nuk ka dhe nuk do ketë as zhvillim, punësim por vjedhje e grabitje. Sa më shpejt ta largojmë këtë qeveri që e përdor parlamentin si noter hajdutërie, aq më shpejt i kthejmë këto para në investime, vende pune dhe që nxjerr vendin nga kriza”, tha Basha.

Të fundit