Flash News

KRYESORE

Basha kujton garën e parë për deputet përballë Arben Ahmetajt: Isha 31-vjeç, shpenzoi 10 herë më shumë se unë, por qytetarët më besuan

Basha kujton garën e parë për deputet përballë Arben

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë Forumit "Studentët për qeverisjen e mirë", ka treguar garën e tij të parë për deputet.

Basha tha se ishte 31-vjeç dhe kishte përvojë politike vetëm gjashtë muaj, teksa shtoi se kandidati kundërshtar ishte një nga pushtetarët më të rëndësishëm në atë kohë, sot Ministër i Financave, Arben Ahmetaj.

Edhe pse rivali shpenzoi para 10 herë më shumë se unë, qytetarët më besuan mua, nënvizoi Basha.

“Garën time të parë, 31-vjeç, e pata me një nga pushtetarët më të rëndësishëm në atë kohë, sot Ministër i Financave, dhe megjithëse në fushatën e tij u shpenzuan 10 deri në 12 herë më shumë para se sa arrita të shpenzoj unë në fushatën time, prapë qytetarët më besuan mua me votë.

Nuk ishin zgjedhje tërësisht të ndershme, megjithatë shpresa për ndryshim më solli mua, gjashtë muaj përvojë në politikë, në foltoren e  Kuvendit të Shqipërisë dhe në qeveri që erdhi si produkt i zgjedhjeve”, u shpreh Basha.

Të fundit