Flash News

KRYESORE

Basha: Largimi i Xhafajt është kusht i panegociueshëm, veprim i domosdoshëm për hapjen e negociatave

Basha: Largimi i Xhafajt është kusht i panegociueshëm, veprim i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, është shprehur se largimi i Fatmir Xhafajt, nga posti i Ministrit të Brendshëm është kusht i panegociueshëm i opozitës, veprim i domosdoshëm për hapjen e negociatave.

Politiko.al ka mundur të sigurojë një pjesë të fjalës që kreu i PD-së ka mbajtur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura. “As shqiptarët as Europa nuk mund të pranojnë që vendi të kalojë nga policia Tahiri-Habilaj te policia Xhafaj dhe prokuroria Rama-Xhafaj”, është shprehu Basha.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga Ministër i Brendshëm, tha Basha,  dhe të hapë rrugën për një hetim të pavarur dhe të pandikuar nga pushteti që ai mban sot.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në mbledhjen e grupi parlamentar

Bojkoti i parlamentit deri në shkarkimin e Xhafajt që u propozua nga shumica e deputetëve është plotësisht legjitim dhe më i natyrshmi në këto rrethana politike.

Në fakt e vetmja mënyrë sesi mund të hapen negociatat është që, kur Europa sheh se edhe kur Rama-Xhafaj me krimin i organizuar kanë kapur shtetin, qytetarët nuk e pranojnë, e refuzojnë, nuk mbyllin sytë. Kjo i tregon partnerëve se edhe pse Rama nuk i ka plotësuar kushtet, shqiptarët me reagimin e tyre si evropianë që refuzojnë dhe nuk e pranojnë të keqen.

Lëvizja drejt bojkotit parlamentar në kushtet kur jemi investuar fort për hapjen e negociatave, rrezikon të devijojë vëmendjen nga çështja kryesore: që kemi një qeveri te lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Kemi një ministër të Brendshëm vëllai i të cilit është një trafikant ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali nga drejtësia italiane por që me mbrojtjen dhe ndihmën e vëllait Ministër të Brendshëm vazhdon aktivitetin kriminal. Kemi një kryeministër që është kaq i lidhur me krimin sa kalon nga një Ministër i Brendshëm pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës të një ministër që ka vënë Ministrinë, policinë dhe prokurorinë në funksion të mbrojtjes së vetes dhe vëllait të tij trafikant droge.

Në këto kushte, jam i mendimit të përdorim të gjitha format dhe mënyrat demokratike si opozitë me grupin parlamentar, strukturat, qytetaret për të bërë të qartë qëndrimin tonë të prerë se largimi i Fatmir Xhafajt është kusht i panegociueshëm i opozitës, veprim i domosdoshëm për hapjen e negociatave. As shqiptarët as Europa nuk mund të pranojnë që vendi të kalojë nga policia Tahiri-Habilaj te policia Xhafaj dhe prokuroria Rama-Xhafaj.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga Ministër i Brendshëm dhe të hapë rrugën për një hetim të pavarur dhe të pandikuar nga pushteti që ai mban sot.

Policia e Shtetit duhet të çlirohet nga kapja prej klanit Xhafaj, i cili zëvendësoi klanin Tahiri-Habilaj, duke vazhduar të mbrojë krimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Lufta kundër krimit dhe drogës është një kusht kryesor i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, plotësimi i të cilit po vazhdon t’i kërkohet me forcë qeverisë shqiptare nga qeveritë europiane.

Të fundit