Flash News

KRYESORE

Basha letër ambasadores Kim për çështjen ‘Babale’: Gjyqtari që dënoi Ervin Salianjin, i lidhur me pushtetin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër Ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim në lidhje me çështjen “Babale”.

Në letër Basha sqaron npozicionin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi, për të cilët thotë se u dënuan me pa të drejtë pas publikimit të rrëfimit të dëshmitarit “X” që akuzonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

Në letrën e bërë publike nga Top Channel, Basha shkruan se PD-ja publikisht përmes Ervin Salianjit ka paraqitur prova për përfshirjen e vëllait të zotit Xhafaj në narko-trafik, por çështja u politizua.

“Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS.

Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme”, shkruhet në letër.

 

 

 

Të fundit