Flash News

KRYESORE

Basha lobon në Berlin, deputetja demokrate: Jam e nderuar! Si bërtiste dikur kryetari i opozitës

Basha lobon në Berlin, deputetja demokrate: Jam e nderuar! Si bërtiste

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Berlin ku po lobon me parlamentarët gjermanë, për t’i thënë 'Po' hapjes së negociatave.

Deputetja demokrate e Vlorës, Nada Meçorapaj në një reagim në Facebook shkruan se ndihet e nderuar nga ky akt i kryedemokratit.

Meçorapaj kujton një gjest të ish-kryetarit të opozitës, (sot kryemininister), i cili bërtiste; "Nuk e japim Fierin për Brukselin", ndësa shton se PD është ndryshe nga rivalët.

Reagimi i deputetes Nada Meçorapaj:

Opozita që lobon për Europën

Jam e nderuar nga akti i kryetarit të partisë sime, që shkon në Berlin për të folur, lobuar dhe bindur parlamentarët gjermanë, të cilët me të drejtë, janë mosbesues për përparimin e Shqipërisë drejt vlerave europiane, që t'i thonë 'Po' hapjes së negociatave.

Kjo nuk është tradita jonë politike. Partia Demokratike është mësuar me të kundërtën nga rivalët politikë. Pengim, pengim dhe vetëm pengim!

"Nuk e japim Fierin për Brukselin", bërtiste dikur kryetari i opozitës socialiste, sot Kryeministër rilindas.

Faleminderit z. Basha!

Të fundit