Flash News

KRYESORE

Basha mban një ekspert dhe një veteran në krah; këta janë zëvendësuesit Topallit dhe Bodes të ulur pranë Berishës

Jozefina Topalli dhe Ridvan Bode qëndruan për katër vite të ulur në krah të Sali Berishës në sallën e Kuvendit. Por, vendimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për t’i lënë ata jashtë listës për zgjedhjet e 25 qershorit, ka sjellë ndryshim të deputetëve që i do i qëndrojnë Berishës në krah për katër vitet e ardhshme.

Ashtu si në grupin parlamentar, Berisha ka preferuar pranë vetes ish-ministrin Tritan Shehu, ndërsa në anën tjetër ishte ulur Jorida Tabaku.

Berisha dhe Tabaku dolën së bashku edhe nga salla e Kuvendit, duke treguar se ish-kryeministri e ka gjetuar ‘zëdhënësen’ e tij brenda këtij institucioni.

Ndërkohë, Basha ka preferuar të ulet dy rreshta pas Berishës dhe në krah i qëndrojnë një ekspert i ligjeve dhe një veteran i PD-së. Oerd Bylykbashi dhe Genc Pollo do ndajnë diskutimet e tyre me Bashën për katër vitet e ardhshme në sallën e Kuvendit.

I vetëm dhe në fund të sallës, ku e degdisi Rama ish-'superministrin' Saimir Tahiri

Kritika dhe akuza në ‘Facebook’, batuta dhe buzëqeshje kur takohen, Rama tregon se do ketë një marrëdhënie të ngrohtë me deputetët e LSI

Të fundit