Flash News

KRYESORE

Basha mban premtimin, gazetarët të lirë të ndjekin takimet me qytetarët

Basha mban premtimin, gazetarët të lirë të ndjekin takimet

Takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me qytetarët e Malësisë së Madhe u shoqërua nga prania e medieve dhe gazetarëve.

Basha iu përgjigj pozitivisht kërkesës së dy gazetarëve, Armand Shkullaku dhe Enton Alibekaj në një takim me teme: 'Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik', organizuar të premten e kaluar.

“Unë e di që aktivitete e mia janë live në Facebook pa prerje, unë nuk pres daljet e mia publike. Do jenë aty reporterët”, paralajmëroi Basha duke mbajtur premtimin e tij.

Në ndryshim nga mazhoranca, që nuk lejon gazetaret dhe shpërndan kaseta të gatshme, takimet e kreut të PD do të shoqërohen me prezencën e medieve dhe gazetareve, qe jane te lire te bejne çdo pytje.

Të fundit