Flash News

KRYESORE

Basha mbledh kryesinë; çfarë përmbajnë dy draftet e paraqitura për ndryshimin e statutit të PD-së

Basha mbledh kryesinë; çfarë përmbajnë dy draftet e

Ditën e sotme në orën 18:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Në mbledhje do të diskutohet për ndryshimet e reja statutore të kësaj force politike.

“Gazeta Shqiptare” shkruan se në mbledhje do të prezantohen dy drafte, një ndër to nga ata që njihen si “kritikët e Bashës”.

Në një draft të dorëzuar në kryesi nga Gent Malko; pej 9 faqesh bie në sy kërkesa për votëbesimin e Bashës. Ata i kërkojnë Këshillit Kombëtar vendimmarrjen për t’i paraqitur votëbesimin e Bashës si kryetar përprara Kuvendit Kombëtar.

Ndërsa një tjetër grup i përbërë prej dy anëtarësh të Këshillit Kombëtar kërkojnë që nëse partia humbet dy palë zgjedhje të njëpasnjëshme atëherë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen.

Kujtojmë që mbledhja e kryesisë paraprin mbledhjen e Këshillit Kombëtar që do të mbahet më 20 prill.  Në Këshillin Kombëtar miratohet në mënyrë paraprake ndryshimi, ndërsa në Kuvendin Kombëtar i parashikuar në fund të prillit merret vendimi.

Të fundit