Flash News

KRYESORE

Basha mbledh kryesinë e PD: Rama kërkon tu mbyllë gojën mediave; vendimi për Salianjin politik

Basha mbledh kryesinë e PD: Rama kërkon tu mbyllë gojën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot  kryesinë e PD, ku ka diskutuar ndër të tjera për vendimin ndaj Ervin Salianjit.

Gjithashtu në mbledhje është folur për paketën anti-shpifje, raportojnë televizionet informative.

Vendimin për dënimin e Salianjit me një vit burg, Basha e cilëson të paramenduar dhe politik.

Ndërsa për paketën anti-shpifje Basha thotë se është mënyra e vetme që kryeministri synon për tu mbyllur gojën mediave.

“Gjendja ekonomike dhe kriza politike është rënduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për të mbyllur gojen mediave.

Rama kërkon t’u mbyllë gojën mediave, duke i bërë presion kujdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsionin.

Qëllimi i Edi Ramës është mbyllja e gojës së opozitës për faktin e vetëm se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive.

Ervin Salianji mori dënim politik, sepse denoncoi përfshirjen në trafik droge të Ministrie të Brendshëm.

Dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë. Tahiri, që kanabizoi Shqipërinë me Ramën, dënohet punë në shërbim të komunitetit, Salianji që denoncoi trafikun e drogës, dënohet me burg”, tha lideri demokrat.

Të fundit