Flash News

KRYESORE

Basha mbyll protestën: Tentuan ta shndërronin në një natë dhune, por dështuan me turp

Basha mbyll protestën: Tentuan ta shndërronin në një

Në fjalën e tij përmbyllëse në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se orët e tiranisë po marrin fund.

“Ora e Shqipërisë si gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë. Ju shpreh sot mirënjohjen më te thellë që fjalët nuk e përkufizojnë dot për këtë pjesëmarrje gjigante, të paparë. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese shqiptare që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet”, tha Basha.

Në fund, kreu i PD u shpreh se ka pasur përpjekje për dhunë ndaj protestuesve. “Përpjekje për ta shndërruar në një natë dhune për të devijuar vëmendjen. Por kjo përpjekje sot dështoi me turp. Siç dështoi përpjekja për zgjedhje pas vendimit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Orët dhe ditët e ardhshme duhet të na gjejnë më në këmbë se kurrë për ta çuar këtë betejë drejt fitores  për çdo shqiptar”, u shpreh Basha.

Të fundit