Flash News

KRYESORE

Basha me anëtarët e rinj të Partisë Demokratike: S’mund të ishim më fasada e teatrit të kriminelëve

Basha me anëtarët e rinj të Partisë Demokratike:

Kryetari Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me anëtarët e rinj të Partisë Demokratike në degën 12 në Tiranë, të cilët i informoi për situatën politike në vend. Basha u shpreh se negociatat në Qershor nuk do të hapën, ndërsa nuk la pa shigjetuar Edi Ramën si një përdhunues zgjedhjesh dhe se e vetmja zgjidhje është krijimi i një qeverie tranzitore.

“Këtë qershor Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Nuk ka hapa para por mbrapa, këto pasoja i vuajnë shqiptarët e thjeshtë, të rinjtë. Si mund të zgjidhet kjo? ka vetëm një rrugë, është rruga që nis me dorëzimin e sendit të vjedhur tek i zoti. Sendi i vjedhur është vota, i zoti jeni ju”.

“Largimi i Ramës është i panegociueshëm për ne. Qeveria tranzitore është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës poltike. Ne s’mund të ishim më fasada e teatrit të kriminelëve, e dëgjuam thirrjen tuaj dhe hodhëm një hap të paprecedentë, atë të djegies së mandateve”, shtoi kryedemokrati.

“Duke çliruar ekonominë, qeverisjen nga krimi ne do të kthejmë mundësi për punësim, do i kthejmë bujqësisë, sektorit që punëson shumicën e shqiptarëve, jo thjesht shpresën, po do ju japim subvencione direkte pa nipt, pa burokraci, vetëm me kartë identiteti njësoj si Maqedonia e Kosova”, përfundoi Basha.

Samiti i Berlinit I SHPJEGUAR. Vendimarrja për Kosovën dhe Ballkanin në duart e boshtit Gjermani-Francë

Të fundit