Flash News

KRYESORE

Basha me banorët e “Astirit”: Unaza e Re ja theu hundët propagandës mashtruese

Basha me banorët e “Astirit”: Unaza e Re ja theu hundët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ju bashkua protestës së banorëve të zonës së “Astirit”. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit se ai do të kap protestën e studentëve nëse ajo vijon, Basha tha se kjo tregon mendësinë e kryeministrit.

“E dëgjuat sot Edi Ramën sesi tha po vazhdoi protesta do ta kap dhe atë. Kjo është mendësia e Edi Ramës. Kap parlamentin, drejtësinë, kap prokurorinë, kap të gjitha institucionet e shtetit dhe mendon se kështu do të kapi dhe protestën e studentëve.

Jam i sigurtë që studentët e kanë dëgjuar mirë, jam i bindur që jo vetëm nuk janë të frikësuar por kanë nën qeshur sepse studentët e dinë fare mirë që nuk i kap dot as Edi Rama dhe askush. Por kjo tregon mendësinë e Edi Ramës.

Mendësia e tij është që mund ti mbyll këto afera duke kapur institucionet, duke kapur drejtësinë, duke kapur menduan vetëm e vetëm që t’i shërbejë planeve të tij me oligarkët dhe me kriminelët”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve theksoi se mësimi i qendrës së banorëve të Unazës së Re është se kryeministri nuk do ja dalë dhe se kjo protestë i theu hundët propagandës mashtruese.

“Mësimi i qëndresës tek “Unaza e Re” është që nuk ja ka dal dhe nuk do t’ia dal. “Unaza e Re” ja theu hundët kësaj propagande mashtruese, nxori në pah këtë të vërtetë kriminale që tani e di gjithë bota dhe po e heton dhe SHBA, po heton kompani fantazim që fitojnë këtu tender fantazmë, për të transportuar paratë e Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit në parajsa fiskale, prandaj për këtë këta qytetarë kanë një meritë të jashtëzakonshme të njëjtën meritë, edhe më të madhe e kanë studentët”, theksoi Basha.

 

 

 

Të fundit