Flash News

KRYESORE

Basha me banorët e njësisë 6 në Tiranë:  Tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm në njësinë administrative 6 në Tiranë, ku shumë banesa janë shpallur të pabanueshme pas tërmetit.

Përmes një postimi në Facebook, Basha tregon takimin me banorët dhe shton se banorët janë lënë jashtë vëmendjes të qeverisë.

“Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit!”, nënvizon Basha.

Të fundit