Flash News

KRYESORE

Basha me banorët e “Unazës së Re”: Mos u dorëzoni, vetëm kështu mund ta mundim të keqen

Basha me banorët e “Unazës së Re”: Mos u

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar protestës së banorëve të zonës së ‘Astirit’. Në një prononcim për mediat, kreu i opozitës i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës për të zmbrapsur projektin të cilin e cilësoi si një vjedhje dhe që nuk sjell asnjë zhvillim.

“Unë kam një mesazh për protestuesit, për të  gjithë ata që kanë protestuar. Kështu së bashku beteja do të fitohet, mos u dorëzoni,  pasi vetëm kështu mund ta mundim të keqen. Të gjithë së bashku jemi më të fortë, çelësi i suksesit është të qëndrojmë së bashku. Faleminderit të gjithë banorëve të Unazës që na kanë frymëzuar me qëndrimin e tyre”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve foli edhe për protestën e zhvilluar sot nga ana e studentëve duke thënë se janë ngritur kundër zhvatjes. Basha tha se ai është dhe do të jetë në krah të çdo proteste.

“Asgjë dhe askush nuk e fsheh dot të vërtetën tronditëse. Kjo është vjedhja më e madhe e parave të shqiptarëve dhe vjedhja më e madhe e regjistruar në botë.

Ne e kemi denoncuar, sot është e faktuar.

Vjedhje është kjo që bëhet këtu, vjedhje ajo që po bëhet me studentët, me Teatrin Kombëtar”, u shpreh Basha.

Prononcimi për mediat i Bashës

Pyetje: z Basha, pamë që u prishën disa shtëpi. A e ka kaluar Edi Rama vijën e kuqe?

Basha: Edi Rama ka kohë që e ka kaluar vijën e kuqe dhe u ka hyrë shqiptarëve në borxh. Qendresa prej më shumë se 1 muaji e banorëve të Astirit dhe Unazës së Re është në këtë kuptim qendresë për fatin e çdo shqiptari. Ndaj përgëzoj ata njerëz që janë bashkuar, sic e shikoni protesta po rritet nga nata në natë. Dje u janë bashkuar edhe intelektualë, zëra publikë. Shumë prej tyre nuk kanë ardhur akoma dhe u bëj thirrje të flakin tutje frikën dhe të vijnë të bashkohen me banorët e Astirit. Të bashkohen në këtë protestë të drejtë për të mbrojtur, ligjin, Kushtetutën, banesën që është e shenjtë sipas Kushtetutës për të luftuar kundër hajdutërisë. Këtu nuk ka projekt zhvillimi, këtu ka vetëm një projekt vjedhjeje, për vilën, për sarajet e Surrelit dhe Again e Surrelit.

Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt për qytetarët e Tiranës apo të Shqipërisë por varfërim për buxhetin e shtetit dhe për xhepat e tyre. Taksat që në vend që të shkonin për përmirësimin e jetës së tyre po shkojnë për të rrënuar jetën e mbi 1 mijë familjeve në mënyrë që të mbushin xhepat Agai i Surrelit dhe një grusht hajdutësh që po vjedhin bashkë me të. Unë dua të shpreh admirimin tim të madh për kurajon e këyre banorëve, nënave, fëmijëve, baballarëve, gjyshërve e tju them se PD dhe opozita, dhe unë personalisht jemi dhe do të jemi në krah të tyre në këtë kauzë të drejtë për të sprapsur vjedhjen, për të rivendosur Kushtetutën dhe ligjin.

Edi Rama kanë bërë gjithçka për ti përçarë, për ti dekurajuar, demoralizuar, për ti shantazhuar, për ti blerë, për ti joshur, por për mbi të gjitha për ti përçarë. Por në fakt nuk janë përçarë sepse e dinë mirë që kjo betejë nuk mund të luftohet secili për veten e vetë por të gjithë së bashku për fatin tonë të përbashkët dhe sot me një betejë kundër vjedhjes janë ngritur edhe studentët të cilët janë ngritur kundër zhvatjes së xhepave të tyre me gjobat dhe tarifat abuzive për provimet dhe për kërkesat e drejta në raport me tarifat universitare dhe kushtet në universitete në tërësi. Kjo është një revoltë qytetare e cila po vlon në çdo cep të kryeqytetit por edhe në qytete të tjera, në Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë, Vlorë. Anembanë vendit.

Unë kam një mesazh sot për protestuesit e Unazës, jo vetëm për banorët por për të gjithë ata që janë bashkuar sonte dhe që nesër do të jenë edhe më shumë se sot, për studentët dhe të tjerët, që kështu së bashku beteja do të fitohet. Mos u dorëzoni ju o të rinj, mos u dorëzoni o studentë, siç nuk dorëzohen këta banorë, siç nuk dorëzohen këta familjarë. Mos u dorëzoni sepse e vetmja mënyrë për të keqen që të vazhdojë që t’ju mbajë peng është tju ndajë e tju përçajë, demoralizojë, e tju trajtojë individualisht.

Të gjithë së bashku jeni më të fortë. Të gjithë shqiptarët së bashku jemi më të fortë dhe do të triumfojmë mbi të keqen. Çelësi vetëm është që të qendrojmë të bashkuar dhe të qendrojmë fuqimisht kundër vjedhjes, kundër vjedhjes tek Unaza e Re, kundër vjedhjes me tarifat për studentët, kundër vjedhjes tek Bulevardi i Ri, kundër vjedhjes në Shkozë, anembanë kundër vjedhjes që është projekti i vetëm që Edi Rama ka për ju. Ti rikthejmë vendit shpresën duke rikthyer Kushtetutë e ligj, duke rikthyer fatin tuaj në duart tuaja. Dhe njëherë falenderime nga zemra Unazës që ka treguar se si mund të arrish ta zprapsësh të keqen ku qendron i bashkuar. Jemi dhe jam i frymëzuar nga qendresa e tyre dhe do do të vazhdojmë të jemi këtu në krahun tuaj për ta zprapsur së bashku të keqen.

Pyetje: Z Basha, tani po nisur edhe protesta e studentëve. A mendoni se ka ardhur koha që ju si lider i opozitës dhe si kandidat për kryeministër të ardhshëm të jeni prijës i një proteste mbarëkombëtare?

Basha: Padyshim që jam dhe do të jem në krah të çdo proteste. Kudo që protestojnë shqiptarët do të jemi në krah të çdo proteste por thirrja që kam sot për qytetarët, për halexhinjtë, për ata që u është futur në shtëpi, në xhep Edi Rama përmes grabitjes dhe vjedhjes, qendroni bashkë. Bashkohuni, ngrihuni, duke luftuar për shtëpitë.

Të fundit