Flash News

KRYESORE

Basha me banorët e ‘Unazës së Re’: Policia po përdoret politikisht; Prokuroria në shërbim të mazhorancës

Basha me banorët e ‘Unazës së Re’: Policia po

Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ishte sërish te ‘Unaza e Re’ në mbështetje 317 familjeve, të cilët rrezikojnë të mbeten pa shtepi për shkak të çmimit të ulët të kompensimit te banesave.

Basha i bëri thirrje policisë që të mos ushtrojë dhunë ndaj protestuesve, pasi secili prej tyre do të përgjigjet para ligjit. “Jemi këtu bashkë me deputetë të opozitës, jemi pranë tyre se ajo që po ndodh këtu është në radhë të parë barbari, shkelje e ligjeve themelore të vendit. Jemi para një afere të tmerrshme kriminale. Banorët nuk do i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe se autori që ka shkaktuar këto tragjedi duhet t’i vërë gishtin kokës. Nuk bëhet 1 cm rrugë me 2 mijë euro".

"Rama do nxjerrë në rrugë shumë fëmijë. Ai vetëm vjedh Shqipërinë, ka shpikur të gjithë skemat për vjedhjen e parave. Këtu vjedh 40 mln euro, jo për të zhvilluar Tiranën, po për thesin e vet. Edi Rama po keqpërdor dhe policinë e Shtetit, policëve i bëj thirrje të mos bëhen palë me të. T’i bëjnë mirë hesapet kur sulmojnë banorët.  Rruga e vetme është përballja popullore”, theksoi nder te tjera Basha.

Kreu i PD, nuk kurseu as akuzat ndaj prokurorsë, e cila sipas tij është në shërbim të mazhorancës.

Të fundit