Flash News

KRYESORE

Basha me banorët e ‘Unazës së Re’: Rama, kryeminisër jo legjitim. Më 16 mars, takim me historinë

Basha me banorët e ‘Unazës së Re’:  Rama,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në ‘Unazës e Re, ku u takua me banorët që protestojnë prej 127 ditësh.

Lideri demokrat theksoi se Edi Rama nuk mund të marr asnjë vendim për shqiptarët, pasi është i paligjshëm në krye të qeverisë, i ardhur në pushtet me vota të blera.

“Edi Rama ti nuk merr dot asnjë vendim për shqiptarët.  Ja i paligjshëm, je ilegjitim. Je po aq legjitim dhe i paligjshëm si kriminelët me të cilët ka marrë pushtetin. Sot nga unaza kam një mesazh për çdo qytetar, ka ardhur koha që vendimet ti merrni ju, ju duhet të vendosni. Ju duhet të vendosni, siç keni vendosur të nisim së bashku një rrugëtim që na bën bashkë më të vendosur drejt vlerave evropiane dhe drejt Shqipërisë evropiane.

Për djegien e mandateve, Basha tha se është vendimi i drejtë, i ligjshëm, patriotik dhe demokratik. Djegia e mandateve të opozitës është vendimi më i ligjshëm, demokratik e patriotik i ndërmarrë ndonjëherë.  Me këtë vendim ne dolën në krah të popullit, jashtë nga parlamenti i krimit.  Me këtë vendim ne kemi marrë një hap historik për ti dhënë fund një regjimi të kalbur. Ky është vendimi që ne kemi marrë, është vendim i drejtë, është vendimi për të mos qëndruar krah kriminelëve, por për të qëndruar në krah të qytetarëve dhe shqiptarëve.

Ju ftoj të gjithëve në 16 mars kemi një takim me historinë dhe ajo nuk do të jetë historia e triumfit të së keqes, por do të jetë historia e triumfit të shqiptarëve të bashkuar.  Mos mungoni në takimin tuaj me historinë në 16 mars. Të gjithë bashkë do ta hapim derën e mbyllur të Evropës. Me Ramën nuk ka për të pasur Europë”, përfundoi Basha.

Të fundit