Flash News

KRYESORE

Basha me banorët tek “Unaza e Re”: Aty ku qytetarët ngrihen, e keqja bie

Basha me banorët tek “Unaza e Re”: Aty ku qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ju bashkua protestës së banorëve të zonës së “Astirit”. Në prononcimin për mediat, Basha përsëriti akuzat për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj që sipas tij ndryshuan planin urbanistik për të mos cenuar pronën e një personi të dënuar për trafik droge.

“Është provuar si një aferë edhe më e thellë kriminale, është provuar se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë nënshkruar ndryshimin e planit urbanistik për të bërë diçka të paparë e të padëgjuar që nga koha e Romës së Lashtë. Kanë firmosur për të zhvendosur lumin e Lanës, për ti hapur rrugë prishjes së shtëpive për më shumë se 200 familje që të mos cenohet asnjë centimetër katror i zhvillimi të një trafikanti të dënuar droge i cili do të ndërtojë atje një projekt me vlerë 60 milionë euro”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve theksoi se është detyrë e opozitës për të qenë në krah jo vetëm të banorëve të “Astirit” por në protestat e tjera, duke e cilësuar këtë si një frymëzim që tregon se aty ku njerëzit vendosin të ngrihen e keqja bie.

“Është jo vetëm detyrë të jemi në krah e njerëzve këtu, siç kemi qenë këto ditë, por edhe me protesta të tjera që janë zhvilluar. Është jo vetëm detyrë të mbështesim pa kushte protestën dhe kërkesat e studentëve por është po kështu edhe një frymëzim të shohim që aty ku qytetarët me të vërtetë vendosin të ngrihen, aty bie e keqja”, theksoi Basha.

Të fundit