Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Basha me bizneset në Vorë: Shqiptarët varfërohen, qeveria paguan edhe 500 mijë euro të tjera për inceneratorin e Tiranë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Vorë me biznesin e vogël, duke treguar kontrastin e thellë midis Shqipërisë reale që jetojnë njerëzit dhe prioriteteve të qeverisë në ikje. Nga njëra anë është braktisje totale, nga ana tjetër janë miliona për klientët.
“Ditën e djeshme, Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj bashkëpronarët e inceneratorëve dhe landfillit të Sharrës, bashkë me bandën e Lushnjës dhe Klodian Mërtirin e famshëm, i kanë paguar këtij të fundit, pra edhe vetes së tyre plot gjysmë milionë euro, nga taksat tuaja, nga taksat e banorëve të Vorës dhe gjithë Shqipërisë të cilët po varfërohen ditë për ditë dhe thika po u shkon në palcë.
Gjysmë milion euro”- u shpreh kryetari Basha, konstatimi i të cilit u mbështet nga tregtari me të cilin po bisedonte. “Ka kaluar palcën, ka shkuar përtej”- tha ai.
Kreu i opozitës vuri në dukje se për qeverinë prioritet është pasurimi me kriminelët dhe jo ndihma për ekonominë përmes rritjes së konsumit.
“Në vend që gjysmë milioni euro të taksave tuaja të shkonin për të mbështetur njerëzit dhe konsumin që ka rënë në nivelet historike, këto i përpijnë kriminelet, të cilët, në mënyra mafioze, kanë marrë afera të tilla, siç janë inceneratorët, por jo vetëm, edhe kontrata të tjera tendera të tjerë, sepse shteti shqiptar, nën Edi Ramën, është kthyer në bandën më të madhe kriminale, që përpijnë paratë tuaja.
Kjo është arsyeja, pse ndryshe nga Kosova, ndryshe dhe nga Maqedonia, ndonëse sot është data 24 qershor ne nuk kemi arritur t’u japim dot qytetarëve në nevojë as 10 euro për frymë. Ku shkojnë paratë e taksave tuaja, të rriturra ne këto 7 vite? Ku shkojnë paratë e energjisë dhe të naftës, që është më e shtrenjta në rajon dhe ndër më të shtrenjtat në Europë?
Dje në një bashkëbisedim me sipërmarrës të përgjegjshëm, njëri prej tyre më tha se ishte detyruar të largonte afro 140 kryefamiljarë nga puna. Pothuajse me lot në sy më tha “nuk kisha se çfarë të bëja nuk i paguaja dot, por nga ana tjetër tha për ironi të fatit vazhdoj të paguaj kokërr më kokërr çdo taksë e çdo tatim.
Përmendi taksën e tabelës në bashkinë e Tiranës, e cila ka shkuar në 12 milion lekë për këtë biznes, të cilën e pagoi kokërr më kokërr edhe gjatë kohës kur biznesi ishte i mbyllur për shkak të masave të pandemisë. Pra lekët e taksave i kanë marrë, tatimorët i kanë sulur si banda, paratë e taksave shkojnë tek inceneratorët, shkojnë tek oligarkët dhe jo tek njerëzit. Kjo është arsyeja pse konsumi ka rënë”, u shpreh zoti Basha.
Duke pohuar rënien e konsumit, tregtari tregoi se kishte shitur dje gjtihë ditën vetëm 8 kg mish, rreth 40 mijë lekë të vjetra xhiro. “Ndonjëherë nuk shesim fare, rrimë gjithë ditën, mërzitemi e nuk shesim fare. Me kaq xhiro nuk i mbuloj dot shpenzimet. Nuk e them për politikë, por ky është realiteti. Në shtator bëj 40 vjet që kam këtë profesion Tani jemi shumë keq, copë-copë, është krejt bërrnut.”- u shpreh tregtari i mishit.
Kreu i opozitës theksoi se situata në këtë dyqan mishi, njësoj si tek dyqanet e tjera të bukës apo ushqimeve tregojnë përmasat e krizës ekonomike.
“Ramavirusi ka shkatërruar ekonomin me themel. Natyrisht nuk mund të bëj me faj asnjë qeveri, as këtë qeveri për pandeminë, por pandemia nxori zbuluar para çdo shqiptari rrënjët e së keqes. Kjo që ka ndodhur këto 3 muaj, grabitja e taksave të shqiptarëve, mungesa totale e ndihmës dhe braktisja e tyre është fytyra e vërtetë e këtij shteti dhe dështimeve të këtij shteti, të këtij kryeministri për 7 vite me radhë.
Kjo krizë e thellë ekonomike që po avancon ditë për ditë dhe po gërryen xhepat e shqiptarëve, po boshatis tavolinat e tyre dhe po shkatërron bizneset e vogla, po shkatërron mijëra vende pune te sipërmarrja prodhuese dhe sipërmarrja e madhe, ka një dhe vetëm një burim, jo thjesht dështimin, jo thjesht keqmenaxhimin, por abuzimin e pastër me pushtetin, vjedhjen e parave dhe taksave tuaja dhe çuarjen e tyre ne drejtim të një grushti njerëzish.
Sot është festë për Klodian Mërtirin, për partnerët e tij të njohur botërisht në mediat shqiptare që vazhdojnë çensurojnë çdo denoncim të opozitës dhe timin për këtë aferë të tmerrshme mafioze. Është ditë feste për partnerët e tij, nga Edi Rama e Arben Ahmetaj tek Erion Velia me shokë, sepse dje kanë marrë 500 mijë euro e kusur nga taksat e shqiptarëve. Urime Klodian Mertiri, urime Edi Rama, urime Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj!
500 mijë Euro nga xhepat e shqiptarëve, ndërkohë qindra-mijëra familje dhe vogëlushët e tyre do të vazhdojnë të mbeten me kotheren e bukës ose edhe pa bukë sonte, falë vendimeve tuaja, falë politikave tuaja. Por jo, nuk mund të zgjasë dhe nuk do të zgjasë!
Një orë më parë duhet të bashkohemi për t’ia kthyer qeverisjen vendit, për t’i kthyer legjitimitetin institucioneve dhe, përmes kësaj, për të kthyer taksat tuaja në ndihmë për ju, për konsumatorët dhe për sipërmarrjen shqiptare para se Ramavirusi dhe kriza e thellë ekonomike, që ai ka provokuar, ta gërryejë nga themelet këtë vend.
Do të bëhemi bashkë ta ndalim këtë të keqe dhe të krijojmë bashkë me gjithë shqiptarët potencialet dhe mundësitë për një jetë normale dhe për një jetë më të mirë për njerëzit e zakonshëm, të cilët flasin pa asnjë dorashkë realitetin që është ky që dëgjuam edhe sot nga dyqani i mishit i Lutfiut dhe i Revides. Ju përshëndes dhe ju uroj një ditë sa më të mbarë!”- u shpreh Basha gjatë takimit me bizneset e vogla në Vorë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38