Flash News

KRYESORE

Basha me deklaratë të fortë: Shullazi dhe Dajti presin në qeli politikanë e kriminelë ndërkombëtarë

Basha me deklaratë të fortë: Shullazi dhe Dajti presin në

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë prezantimit të platformës, për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi, shitblerja e votës dhe kapja shtetërore bën një deklaratë të fortë, kur thotë se anëtarë të bandës së Shullazit dhe Dritan Dajtit presin në qelitë e tyre politikanë dhe kriminelë ndërkombëtar.

“Në Tiranë janë bandat nga Shullazi te Dritan Dajti, që diktojnë vendimet politike dhe presin nga qelitë e burgut politikanë dhe kolegët e tyre të rrjeteve kriminale ndërkombëtare, ky është fakt”, u shpreh Basha, i cili renditi edhe bandat e lidhura me qeverinë në qarqet kryesore në vend.

“Grupi kriminal Bajri në Shkodër, u kthyen në punëtorë elektoral për PS. Përgjimet tregojnë se flasin me politikanët.

Në Elbasan e njëjta gjë, nga Çeljat te Sanxhaktarët me shokë, te Taulant Balla e Qazim  Sejdini.

Në Durrës janë bandat e Lulzim Berishës, kontrollojnë qeverisjen vendore.

Në Vlorë nga banda e Habiljave te ajo e Xhafës që kontrollon detin e tokat.

Në Dibër është Ymer Lala

Në Korcë është Rragami”, tha kryedemokrati.

Të fundit