Flash News

KRYESORE

Basha me delegacionin e KiE: Rruga për daljen nga kriza kalon nga vota e lirë e shqiptarëve

Basha me delegacionin e KiE: Rruga për daljen nga kriza kalon nga vota e

Lideri demokrat Lulzim Basha, në një postim në Facebook ka zbardhur takimin me  disa prej anëtarëve të delegacionin të Këshillit të Europës në selinë e Partisë Demokratike.

Basha shkruan se u ka shprehur anëtarëve të KiE mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar ndaj vendit tonë.

Më tej lideri demokrat nënvizon se ndihma e tyre është shumë e domosdoshme për Shqipërinë.

Ai shton se mënyra për të dalë nga kriza janë vetëm zgjedhjet dhe vota e shqiptarëve.

“Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendit tonë.

Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.

Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt”, shkruan Basha.

Të fundit