Flash News

KRYESORE

Basha me fasonët në Korçë: Tre pikat kryesore të alternativës së PD për biznesin

Basha me fasonët në Korçë: Tre pikat kryesore të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në ndaluar në një masoneri në qytetin e Korçës, ku ka bashkëbiseduar me pronarin e biznesit dhe punonjësit.

“Shqipërisë i duhet një qeveri që e shikon atë me të njëjtin sy si prindërit familjen. Sot kemi qeverinë që sillet si një prind i keq, që nuk u çon bukë fëmijëve, një prind abuzues me fëmijët”, është shprehur Basha.

Ai foli për tre pikat kryesore në programin ekonomik të PD-së që do i japin frymëarrje biznesit në të gjithë vendin.

“Me rritjen e taksave, të faturave dhe të kostos së prodhimit, qeveria po i detyron bizneset të zgjedhin mes dy rrugëve, ose të shkurtojnë pagat, ose të rrisin çmimin, duke rrezikuar mbylljen e bizneseve dhe vendeve të punës. Me alternativën e PD për uljen e çmimit të naftës me 300 lekë/liter, uljen e çmimit të energjisë me 35% për industrinë që prodhon, sistemin e taksës së sheshtë 9%, bën biznesin konkurues, rrit pagat, hap vende pune”, ka thënë kreu i PD-së.

Kryeopoztari nuk kurseu as kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se jeton në botën e luksit, ndryshe nga shumica e shqiptarëve të varfër.

“Të dhënat e institucioneve europiane të dy ditëve më parë tregojnë se të gjitha paratë e rrogës së shqiptarëve shkojnë për ushqim. Kjo do të thotë se të ardhurat nuk arrijnë as për mbijetesë. 290 mijë ushqehen 1 herë në ditë”, ka thënë ai.

Lulzim Basha ka bërë sërish thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në protestën 16 marsit në Tiranë, për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Nëna e gjithë kësaj të keqeje është asgjesimi i votës së lirë. Në Europë është politikani, është qeveritari që ka frikë qytetarin. Përse? Sepse është qytetari që e ka në dorë, me çfarë e ka në dorë? Me votë! 16 marsi dhe çdo protestë që bëhet, nuk bëhet për pushtet, bëhet për ndryshim. Nuk bëhet për pushtetin e Lulzim Bashës dhe PD, por për pushtetin tuaj, që qytetarët dhe jo qeveria të jenë zot në shtëpinë e tyre. Zoti i fateve të shqiptarëve s’mund të jetë një njeri i vetëm me të gjitha pushtetet, i shkëputur nga realiteti. Nuk shkohet kështu në Europë! Kush na thotë ndryshe, na gënjen dhe nuk ka rëndësi se në çfarë gjuhe na e thotë. Thirrja ime është t’i bashkoheni protestës, jo thjesht për të larguar Edi Ramën, por për ndryshimin, për një pakt kombëtar për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe, që kërkojnë shqiptarët dhe, në veçanti, rinia”, është shprehur kreu i opozitës.

Të fundit