Flash News

KRYESORE

Basha me fermerët: Bujqësia shqiptare ka 7 vjet në krizë të thellë, Edi Rama s'mund ta fshehë dështimin

Basha me fermerët: Bujqësia shqiptare ka 7 vjet në krizë

Kryedemokrati Basha ka takuar sot disa fermerë në Lekaj të Rrogozhinës, të cilët i kanë treguar për situatën e vështirë në të cilën ndodhen.

“Mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës, favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor. Fermerët luftojnë me mbijetesën. Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike”, shkruan Basha në Facabook, pas takimit.

Basha akuzon Ramën se me zhvatjet dhe mashtrimet po e shpie ekonominë drejt humnerës.

“Në Lekaj, takova fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre. Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës. Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe. Dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës po e çojnë ekonominë në krizë të thellë dhe vendin drejt kolapsit”, shkruan Basha.

Të fundit