Flash News

KRYESORE

Basha me ide të qarta pas takimit me Glover: Erdhi momenti për të zbatuar strategjinë e opozitës, mos humbasim kohë!

Lideri demokrat Lulzim Basha flet pas takimit me Shefen e Misionit te ODIHR. Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se fokus i takimit ka qenë tema për Reformën Zgjedhore, si e vetmja rrugëdalje nga kriza.

Basha thekson se opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar.

“Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!”-shkruan Basha.

Të fundit