Flash News

KRYESORE

Basha me qytetarët e “Astirit”: Çifti më i korruptuar i politikanëve po favorizon trafikantin e drogës

Basha me qytetarët e “Astirit”: Çifti më i

Kryedemokrati Lulzim Basha, siç bën çdo mbrëmje, i është bashkuar protestës së qytetarëve të “Astirit”. Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, të cilët i konsideron çiftin më të korruptuar të politikanëve.

“Çiti më i korruptuar i politikanëve kanë zhvendosur rrugën për të favorizuar një trafikant droge, me vlerë 60 milion euro. Të gjitha këto shelje fragrante të Kushtetutës bëhen për të favorizuar oligarkë dhe kriminelë, të cilët mbushin xhepat, abuzojnë me pushtetin. Nuk ka asnjë projekt zhvillimi në Shqipëri”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se Edi Rama, Erion Veliaj dhe oliogarkët janë ndër më të pasurit e Ballkanit. Sipas tij, me vetingun politik ata persona nuk do të ishin më në politikë.

Më tej ai i bëri thirrje qytetarëbe që të bëhen bashkë për të hequr politikanët e korruptuar.

“Sot, në emër të opozitës, i bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë që ndryshimi i një klike të korruptuar politikanësh të lidhur me krimin, ta imponojmë me forcën e rezistencës qytetare. Së bashku do ja dalim, siç ja kanë dalë këta qytetarë”, shtoi kreu i PD-së.

Prononcimi i plotë i kryetarit të PD:

Jemi sonte si çdo natë në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, edhe banorëve të zonës së Lanës, që u janë bashkuar kësaj proteste, me deputetë të pranishëm këtu, me këshilltarë bashkiakë, për të mbështetur protestën e tyre të drejtë, e cila ishte i vetmi mjet që e ndau prishjen e banesave të tyre dhe shkeljen e ligjit dhe të kushtetutës, nga zbrapsja e kësaj afere korruptive që sot e ka marrë vesh gjithë Shqipëria dhe gjithë bota.

Por ditët e fundit Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër aferë, e cila për nga përmasat financiare është edhe më e madhe. Sot, të gjithë e keni parë, se si me dokumente zyrtare është faktuar mashtrimi i Erion Veliajt, se në fakt ai vetë ka firmosur devijimin e lumit të Lanës, për të mos prekur asnjë centimetër katror të pronës së Edmond Begos, dhe për të shkatërruar shtëpitë e mbi 200 familjeve. Dhe pasi ka nënshkruar këtë akt, ky akt është sanksionuar më tej edhe nga firma e Edi Ramës.

Çifti më i korruptuar i politikanëve sot në Evropë, Erion Veliaj dhe Edi Rama, kanë bërë një akt që nuk ka ndodhur në 2 mijë vjet histori, kanë zhvendosur lumin, kanë bërë plan të prishin shtëpitë e mbi 200 familjeve, për të favorizuar një trafikant të dënuar droge, i cili do të ndërtojë një project me vlerë 60 milionë euro.

Kjo që kemi denoncuar sot lidhet ngushtë me atë që ndodhi dje në parlament. Të gjitha këto vendime, këto shkelje flagrante të kushtetutës, siç e përmendi edhe parafolësi këtu, këto shkelje flagrante të ligjit bëhen për të favorizuar oligarkë dhe kriminelë. Oligarkët dhe kriminelët mbushin xhepat e këtyre pushtetarëve, të cilët po shkelin kushtetutën dhe ligjin dhe po abuzojnë me pushtetin, pikërisht për të mbushur xhepat e tyre dhe për të siguruar pasurinë dhe pushtetin e tyre.

Nuk ka asnjë projekt zhvillimi për Shqipërinë dhe nuk ka asnjë politikë ekonomike për Shqipërinë, nuk ka asnjë politikë sociale për Shqipërinë. Familjeve në nevojë ekonomike u hiqet ndihma ekonomike, studentët detyrohen të paguajnë 2, 3 herë derisa më nuk kanë asnjë mundësi. Tarifat rriten vit pas viti. Pensionistët janë harruar dhe pensionet e tyre rriten më pak se iflacioni. Sistemi shëndetësor është në kolaps por Edi Rama, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri dhe një grusht politikanësh të korruptuar bashkë me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh janë sot ndër më të pasurit e Ballkanit, politikanët më të korruptuar të Europës.

Ndaj ne propozuam vetingun në politikë. Me vetingun në politikë këta njerëz nuk do të ishin as në qeveri dhe as në parlament apo në bashkitë e vendit. Çlirimi i politikës nga politikanë të lidhur me krimin dhe politikanë që nuk justifikojnë pasurinë e tyre është domosdoshmëri. Unë e di që shumica e shqiptarëve e mbështet këtë. Shumica e shqiptarëve kanë kërkuar prej fillimit një zgjidhje për këtë problem kaq të madh dhe dje plotikanët me integritet patën patën rastin ta votonin por siç e patë dje në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ngriti kartonat një shumicë që përfaqëson popullin por një pakicë që zhvat, grabit, dhe vjedh popullin kjo është domethënia e votimit dje.

Dua ti them qytetarëve shqiptarë se dje ka ndodhur vetingu i vërtetë i politikanëve. Të gjithë ata që kanë ngritur kartonat kur ligjit për vetingun e politikanëve, kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit, si bashkëpunëtorë të oligarkisë, bashkëpunëtorë të vjedhjes. Ata e kanë bërë këtë sepse janë kapur në flagrancë siç janë kapur Edi Rama dhe Erion Veliaj duke devijuar lumen e Lanës, e përsëris, duke devijuar Lumin e Lanës dhe ndryshuar Plalin Urbanistik të vitit 2013 duke e devijuar atë me qëllim që një trafikant i dënuar të mos i preket asnjë centimeter nga toka ku do të bëjë një zhvillim 60 milionë euro pavarëisht se kjo do të thotë shkatërrim i shtëpive të mbi 200 familjeve të qytetarëve shqiptarë.

Ne mbështesim dhe do të mbështesim protestën e qytetarëve shqiptarë kudo që ajo ndodh. Ne mbështesim dhe do të mbështesim protestën e e studentëve të cilët vendosur ta përshkallëzojnë atë dhe sot duhet ti bëj thirrje qytetarëve se mënyra e vetme për ta zgjitur këtë përmes ligjit, përmes ndryshimit të Kushtetutës dështoi dje në Kuvend.

Ndaj sot në emër të opozitës ju bëj thirrje dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj që ndryshimin që kjo klikë e korruptuar politikanësh të lidhur me krimin dhe oligarkinë që më pas grabisin shtëpitë tuaja për tu pasuruar me paratë e krimit, që kjo klikë e votoi kundër ta imponojmë me forcën e rezistencës dhe qendrësë qytetare.

Së bashku do tia dalim siç ia kanë dalë së bashku këta banorë të Unazës së Re të zprapsin planin korruptiv të Unazës, siç ia kanë dalë ti zbulojnë botës aferën e madhe korruptive që fshihet prapa këtij skandali, kështu do tia dalin shqiptarët kudo së bashku, siç ia dolën studentët së bashku, jo vetëm ta sparapsin por edhe ta demaskojnë Edi Ramën si një kufomë politike, si një njeri nuk gëzon më as besimin dhe as respektin e asnjë shqiptari, ia dolën ti tregojnë shqiptarëve se ajo që ushqen ditë për ditë Edi Rama, supa e propagandës nuk hahet më. Ëhstë qelbur. Askush nuk e konsumon më çorbën e qelbur të propagandës së Edi Ramës. Pra ia kemi dalë të nxjerrim të vërteta të mëdha këto javë falë qendrës së banorëve të Unazës. Disa prej tyre e kanë paguar shtrenjtë si një nga luanët e protestës siç e thërrasin banorët këtu, Dori, të cilit dua ti uroj ribashkimin me familjen pa harruar edhe dy protestuesit e tjerë që mbahen padrejtësisht dhe egërsisht nga Edi Rama në burg.

Megjithatë edhe e sotmja është një ditë ku të gjithë së bashku të sjellim vëmëndje se forca më e madhe në këtë vend është forca e qytetarëve të bashkuar. Ligji ka rënë, gjykatat kanë rënë, prokuroria nuk egziston por qytetarët e bashkuar mund të shpëtojnë shtëpitë e tyre siç po ndodh këtu. Mund të shpëtojnë Kushtetutën dhe ligjin, mund së bashku të shpëtojmë Shqipërinë. Ardhtë sa më parë kjo ditë të gjithë së bashku ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitoren e qytetarisë, fitoren e ligjit, fitoren e Kushtetutës, fitoren e vlerave europiane në Tiranë dhe mbarë Shqipërisë.

Të fundit