Flash News

KRYESORE

Basha me qytetarët e Vorës: Më afër se kurrë fitores për një Shqipëri të lirë

Basha me qytetarët e Vorës: Më afër se kurrë fitores

Kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Vorës, ku po zhvillon një takim me qytetarët, dy ditë para protestës së ditës së shtunë. Basha tha se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Edi Ramën pa u larguar nga posti i kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Edi Rama, për hir të pushtetit të tij po kërkon të asgjësojë demokracinë me atë që ka planifikuar më 30 qershor. Ne jemi këtu të vendosur dhe me një mesazh: nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin, nuk do të ketë më zgjedhje me hajdutët, vetëm zgjedhje të lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër, me qeveri tranzitore, e cila do të garantojë që në zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe në zgjedhjet vendore, deputetët që do të dalin nga këto zgjedhje, kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje të mos jenë peng i trafikantëve, të mos jenë peng i oligarkëve, i kriminelëve,por të jenë peng i qytetarëve të Vorës, i qytetarëve të të gjithë Shqipërisë. Kjo është beteja jonë dhe në këtë betejë shqiptarët janë bashkuar si kurrë më parë”, deklaroi Basha duke shtuar se Edi Rama i ka ditët e numëruara

“Kurrë nuk kemi qenë më të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Këto tre muaj e kanë transformuar tërësisht Shqiëprinë. Sfiduan propagandë, dhunën, gazin lotsjellës dhe u ngritën me kurajo. Betaja jonë i ka bashkuar të gjithë shqiptarët. Jemi më afër se kurrë fitores për një Shqipëri të lirë. Nuk ka asnjë shans që të pranojmë një tjetër krim elektoral me Edi Ramën”, deklaroi Basha.

Të fundit