All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Basha ‘mea culpa’ për kohën kur ishte ministër i Brendshëm: Ndjesë, kam bërë edhe unë gabime

Basha ‘mea culpa’ për kohën kur ishte ministër i
All - Paragraf - 1

Falje dhe kohë për reflektim. Është ky thelbi i fjalimit të mbajtur sot në një konventë për të zhdukurit në kohën e regjimit komunist nga kreu i PD, Lulzim Basha.

All - Paragraf - 3

Ndërsa foli për rëndësinë që ka përkujtimi i sakrificave të atyre që dhanë jetën për liri në regjimin diktatorial, Basha u ndal edhe te një premtim i pambajtur për një projekt të nisur që në 2010-ën, kohë kur ai ishte ministër i Brendshëm për kategorinë e ish –të përndjekurve politikë.

“Fatkeqësisht koha dhe burimeve financiare nuk mjaftuan për ta çuar këtë proces deri në fund. Zotohem para jush se bashkë me ligjin që po hartojmë me ndihmën e kristian- demokratëve gjermane dhe kontributin tuaj do t’i kërkojmë parlamentit shqiptar që bashkë me ndalimin simbolit të komunizmit të ndërmarrë angazhimin ligjor për gjetjen e personave të zhdukur që sot janë pa varr”, tha Basha ndër të tjera, i cili pasi kërkoi falje tha se është koha për reflektim dhe bashkim për të rrëzuar sipas tij qeverinë e krimit.

FJALA E BASHËS

Harresa dhe mosmirënjohja janë themeli i një shoqërie të shkatërruar, njësoj si familja që nderon prindërit dhe përmes traditës ndërton traditën e të ardhmes ashtu edhe një komb që nderon për sakrificën e atyre që luftuan për liri në ditët më të errët në komunistë do ta lartësojë Shqipërinë.

Në vazhdojmë të paguajmë  çmimin e harresës, një shoqëri shkatërrohet nëse nuk nderon sakrificën e atyre që luftuan për liri.

Kjo nuk është çështje vetëm e ish të përndjekurve, por çështje nëse kombi vazhdojë të jetojë sipas vlerave kombëtare dhe evropiane.

Duhet ta kemi të qartë se asnjë komb s’ka paguar çmim më të lartë në Evropë se sa shqiptarët, sakrifica përkthehet në mijëra të vrarë më gjyq e pa gjyq, të tjerë të burgosur, për fjalën e lirë, për besimin në zot. Krimi komunist shqiptar është më i rëndi në Evropë, por më i rëndë është zhdukja e gjurmëve të krimit, 4500 ekzekutuar janë pa eshtra.

Ky është momenti që të përsëris në emër të PD dhe opozitës kërkesën për ndjesë, falje që nuk kemi arritur të përmbyllim me sukses këtë projekt për gjetjen e dhe nderimit të eshtrave të paraardhësve tuaj.

Në 2010 kur isha ministër i Brendshëm, fatkeqësisht koha dhe burimeve financiare nuk mjaftuan për ta çuar këtë proces deri në fund.

Zotohem para jush se bashkë me ligjin që po hartojmë me ndihmën e kristian- demokratëve gjermane dhe kontributin tuaj do t’i kërkojmë parlamentit shqiptar që bashkë me ndalimin simbolit të komunizmit të ndërmarrë angazhimin ligjor për gjetjen e personave të zhdukur që sot janë pa varr.

Drejtësia nuk vjen nga persekurtorët, mos e prisni nga Rama, nga Fatmir Xhafaj, Gramoz Ruci nga rilindja e krimit, ata s’mund ta luftojnë krimin, se janë vetë të lidhur me krimin, drejtësinë nuk e sjellin ish hetuesit e komunizmit.

PD po përfundon procesin e hartimit të këtij ligji të nisur që në shtator, bashkë me Enkelejd Alibeaj.

Edhe unë kam bërë gabimet e mia, s’jam i pagabueshëm ndaj kërkoj nga ju të drejtën për reflektim, të reflektojmë së bashku e le të bashkohemi në gjirin e partisë demokratike, është vendi e garancia e vetme për të drejtat e papërmbushura, së bashku me ndjesën time të thellë se do bëjmë gjithçka për të shembur diktaturën e krimit dhe për të rikthyer vlerat e demokratike evropiane , me mish me shpirt unë dhe PD do luftojmë për të përmbushur borxhin e pashlyer ndaj jush.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit