Flash News

KRYESORE

Basha merr mbi vete përgjegjësinë: Tuneli i ‘Arbërit’ brenda dy vitesh, ose dorëhiqem si kryeministër

Basha merr mbi vete përgjegjësinë: Tuneli i

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë një premtim të guximshëm në mitingun përmbyllës të Dibrës, kur premtoi ndërtimin brend dy vitesh të tunelit të rrugës së Arbërit. Basha theksoi se nëse tuneli nuk ndërtohet brenda dy viteve, ai do të dorëhiqet si kryeministër.

“Brenda dy vitesh ose hapim tunelin e rrugës së Arbrit ose unë dorëhiqem si kryeministër. Unë do ta përfundojë këtë vepër për Dibrën, për vëllezërtit tanë në Maqedoni, për Tiranën dhe Durrësin e për të gjithë Shqipërinë”, tha kryeopozitari.

Basha kritikoi kryeministrin Edi Rama për mashtrimin ndaj dibranëve, të cilëve u ka premtuar katër herë ndërtimin e kësaj rruge, por nuk hodhi asnjë lopatë.

Kryedemokrati ripërsëriti gjithshtu premtimin për hapjen e universitetit të Dibrës, në mënyrë që të rinjtë e këtij qarku të arsimohen dhe të punojnë pranë familjarëve të tyre.

Të fundit