Flash News

KRYESORE

Basha merr përgjegjësinë mbi vete: Lista ishte personale, do marrë vendime edhe më të vështira

Basha merr përgjegjësinë mbi vete: Lista ishte personale, do

Lulzim Basha ka marrë mbi vete të gjithë përgjegjësinë për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë. Basha theksoi në “Opinion” se vendimarrja ishte personale dhe kjo e kushtëzuar nga disa faktorë.

“Rrethanat kushtëzuan një vendimarrje personale ndryshe nga ajo që doja unë. Por e them këtu se është hera e fundit që një kryetar merr këtë vendim sepse përzgjedhja do i takojë qytetarëve”, tha Basha.

Duke iu përgjigjur akuzës se fshiu gjysmën e partisë me një të rënë të lapsit, Basha paralajmëroi se do të marrë vendime më të vështira se kaq, duke iu referuar reformave ekonomike.

Lajmi i bujshëm i Bashës: Deputeti në ndjekje penale, është arrestuar drejtori i spitalit

Të fundit