Flash News

KRYESORE

Basha mesazh me video-selfie nga ‘zemra’ e Tiranës: Mëngjes plot lëvizje, por jo në biznese

Basha mesazh me video-selfie nga ‘zemra’ e Tiranës:

Kreu i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë sot takime me qytetarë dhe biznese në zonën numër 5 në Tiranë, të cilën e ka cilësuar si ‘zemra e kryeqytetit’.

Sipas Bashës, kufizimet e qeverisë prej pandemisë kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në thellimin e krizës ekonomike, më e theksuar se në Kosovë, apo në Maqedoninë e Veriut.

“Gati për të nisur një takim, ecje me bizneset e banorët e zonës numër 5 në Tiranë.

Situata është shumë e vështirë, për të parë situaten aktuale. Është një mëngjes me lëvizje por bie në sy se numri i njerëzve nëpër dyqane është shumë i vogël, dy-tre lokale janë të hapura, por tani do jemi hap pas hapi për t’i pyetur si është gjendja e tyre, nëse kanë marrë ndonjë ndihmë, rënia e konsumit dhe se çfarë duhet bërë në këtë kohë të vështirë ekonomike, ku për fat të keq qeveria në vend që të ishte në krah të biznesit e familjeve, i ka braktisur e paratë kanë shkuar për një grusht oligarkësh.

Kjo është arsyeja pse kriza ekonomike në Shqipëri është më e thellë se në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e nëse vijon kështu do thellohet më shumë.

Këtë nuk e pranojmë as ne si opozitë, ndaj duhet të dëgjojmë nga qytetarët gjendjen e tyre reale pa propagandë dhe rrugët e daljes.

Hapi i parë do jetë që lekët e shqiptarëve të shkojnë tek ta, ti japim fund prokurimeve korruptive, tenderat sekretë dhe përfitime për cdo biznes. Gjysma nuk i kanë marrë akoma. Kështu e nis ditën sot, duke ju përshëndetur nga zemra e Tiranës”, shprehet Basha.

Të fundit