Flash News

KRYESORE

Basha mesazh Metës: Lëre Petritin të marrë faturën e falimentimit të ‘sh.p.k’-së

Basha mesazh Metës: Lëre Petritin të marrë faturën e

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka paralajmëruar Ilir Metën se partia e krijuar prej tij do të shpallë falimentin më 25 qershor. Basha i ka kërkuar nga Kruja Metës që të mos shkelë etikën duke u përfshirë në fushatën elektorale, ndërsa e akuzoi se u zgjodh president pa pyetur askënd dhe si pjesë e pazareve politike.

“Tregtari i Venedikut u zgjodh president. SHPK-ja jote do të shpallë falimentin më 25 qershor, mos shkel etikën duke marrë pjesë në fushatë. Lëre Petritin (Vasili) të marrë faturën e falimentimit të SHPK, lëre fushatën. Matrapazët nuk kanë vend në Republikën e re. U them qytetarëve t’u hedhin në fytyrë teserat e partisë dhe rikthehuni te PD”, u shpreh Basha përpara qytetarëve krutanë.

Kryeopozitari ka folur edhe për trajtimin që kryeministri Edi Rama po u bën qytetarëve në fushatë. Sipas Bashës, Rama i trajton njerëzit si dele dhe nuk pranon të flasë për interesat e tyre, por për fasadt e qeverisë.

Të fundit