Flash News

KRYESORE

Basha mesazh ngushëllimi për John McCain: Zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri

Basha mesazh ngushëllimi për John McCain: Zë i fuqishëm

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për senatorin republikan, John McCain.

Ai u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë në kokë. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Basha e cilëson senatorin amerikan si një mik të madh të shqiptarëve dhe një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri.

“Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik. Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!”, shkruan Basha, ndërsa poston edhe një foto të tij me senatorin John McCain.

Të fundit