Flash News

KRYESORE

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Rushen Golemit: Një zonjë e bardhë, luftëtare e lirisë dhe demokracisë

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Rushen Golemit:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Dr. Rushen Golemi.

Një zonjë e bardhë, kirurge e shquar, një luftëtare e lirisë dhe demokracisë, deputete e Partisë Demokratike, ikonë e qytetarisë dhe simbol i shërbimit dhe dhembshurisë njerëzore, shkruan ndër të tjerash Basha në rrjetin social Facebook.

“Sot kur Tirana dhe vendi zbardhej nga bora, u nda nga jeta Rushen Golemi, një zonjë e bardhë, një kirurge e shquar, një luftëtare e lirisë dhe demokracisë, deputete e Partisë Demokratike, ikonë e qytetarisë dhe simbol i shërbimit dhe dhembshurisë njerëzore. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët e Dr. Rushenit. Vepra e saj në shërbim të njerëzve të këtij vendi është e përjetshme si vetë mirënjohja e njerëzve për të. U prehtë në paqen e Zotit!”, shkruan Basha.

Të fundit