Flash News

KRYESORE

Basha mesazh Ramës nga Durrësi: Jepini fund propagandës, mos u merrni me opozitën, por me propozimin tonë

Basha mesazh Ramës nga Durrësi: Jepini fund propagandës, mos u

Kreu i PD, Lulzim Basha ka diskutuar me biznesin e vogël në Durrës planin e rimëkëmbjen nga pandemia.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se nga takimi me biznesin  vogël rezulton se dy javët e fundit të shtatorit kriza ka nisur të thellohet edhe më shumë.

“Sot kam ardhur për të diskutuar planin tonë të rimëkëmbjes nga pandemia. Nuk ka të bëjë me rindërtimit, por me gjendjen që ndodhet ekonomia, para pandemisë dhe goditjen që ka marrë prej saj.

Sot deri më 25 prill dikush duhet tu përgjigjet këtyre njerëzve, ky dikush nuk mund të mjaftohet konferenca dhe sulme bajate ndaj opozitës, por ka për detyrë të tregojë çfarë plani ka sepse kriza të nisur të kafshojë prapë.

Bizneset që takova në Durrës me thanë se dyjavori i fundit i shtatorit ka shënuar një rënie më të thellë ekonomike.

Cila është përgjigja e qeverisë ndaj problemeve të shtuara prej pandemisë? Zero përgjigje. Shumicën e kohës e harxhojnë duke iu përgjigjur planit tonë me pesë pika. Ftesa që kam sot nga Durrësi është: Jepini fund lojërave dhe propagandës. Mos u merrni me opozitën por merrni propozimin tonë, planin tonë me pesë pika dhe niseni zbatojeni.

Ka një synim të qartë, të sigurojë mbrojtje maksimale kundër pandemisë, nivelet e infektimit të së cilës po shtohen, si mbrojtjet për mjekët e infermierët, pagën e premtuar, dhe rimbursim për të sëmurët që kurohen në shtëpi.

Pasi sic më tha një farmaciste në qendër të Durrësit, një i sëmurë me covid harxhon 600 mijë lekë vetëm për ilace.

Nëse blen edhe oksigjenin i shkon deri në 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra vetëm për tu kuruar. Kush i ka kaq para.

Shëndetësia ka rëndësi shumë të veçanta. Paga 1 mijë euro për mjekët e 500 euro për infermierët duhet të aplikohet sepse kanë 6 muaj që përballen me pandeminë.

Së dyti, hapja e shkollave e ka rritur rrezikun e pandemisë. Testimi periodik i mësuesve, uji në shkolla, maskat e përgatitja për mundësinë e mbylljes së shkollave duke investuar në teknologji që cdo fëmijë të mësojë në distancë.

Rënia e konsumit është ankesa kryesore e bizneseve. Të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës të marrin pagesë prej 160 mijë lekë të vjetra në muaj për 6 muajt e ardhshëm. Ata që ripunësohen nga biznesi, ky i fundit të marrë mbështetje, 200 mijë lekë për cdo të ripunësuar. Kjo do ndihmojë të parandalojë falimentimin e bizneseve. Paketa jonë është plan kundër krizës”, tha Basha.

 

Të fundit